Kelmendi i reagon Daçiqit, thotë se shqiptarët janë bijtë osmanlinjëve

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, gjatë ditës së sotme ka dhënë një deklaratë mbi çështjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se mes këtyre dy shteteve s’ka pasur kurrë kufinjë. Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, duke thënë se shqiptarët janë bijtë e osmanlive që sunduan dynjanë për rreth 600 vite.

“Ne jemi shqiptarët që edhe pse sunduam dynjanë, kurrë nuk iu masakruam ashtu sikur ju që na masakruat neve në Kosovë dhe boshnjakët në Bosnjë dhe Hercegovinë”.

Tutje Kelmendi ka thënë se Kosova ka qenë shtet 600 vjet para Serbinë, dhe në atë kohë kanë ekzistu kufijtë në mes këtyre dy vendeve.

Ky është postimi i plotë i Kelmendit:

Ivica Daçiç paska thënë: kur ka pasur kufi me Kosovës e Serbisë?

Sipas tij nuk ka pasur kurrë kufi mes Kosovës dhe Serbisë.

Unë po të them o Ivica, ka pasë ka pasë kufi mes Kosovës dhe Serbisë.

600 vite Kosova ka qenë shtet para juve.

Ato kufi i ka caktu Sulltani.

600 vite Nishi ka qenë i joni.

Atëherë ne shqiptarët kemi qenë pashallarë dhe zotnitë e ballkanit.

Tash ju keni qu kry se na ndau Berlini (1878) e Londra (1913).

Por mos harro se ne jemi para juve në këto treva.

Ju na morrët edhe Nishin edhe Luginën e Preshevës.

Ju keni bërë krime dhe masakra sikur askush më parë.

Por mos harro o Ivica se ne jemi bijtë e Isë Boletinit, gjeneralit kryesor te Sulltan Abdylhamidit ll.

Ne jemi shqiptarët, bijtë e osmanlive që sunduan dynjanë për rreth 600 vite.

Ne jemi bijtë e Adem Jasharit.

Nishi ka qenë i joni, Lugina e Preshevës ka qenë e jona.

Ne jemi shqiptarët që edhe pse sunduam dynjanë, kurrë nuk iu masakruam ashtu sikur ju që na masakruat neve në Kosovë dhe boshnjakët në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Loading...