Kelmendi: Thaçi arrestoi Gylenistat krye në vete, mund të na arrestojë secilin prej nesh

Arrestimi në Prishtinë i gjashtë shtetasve të Turqisë, të kërkuar nga pushteti i Erdoganit, të akuzuar si pjesëtarë të organizatës së Fetullah Gylenit, e cila në Turqi është shpallur si terroriste, ka trazuar pushtetet në Kosovë.
Kryeparlamentari Kadri Veseli, dhe kryeministri Ramush Haradinaj, u shprehën kundër këtij arrestimi, duke thënë madje se nuk kanë qenë as të njoftuar për këtë aksion.

Për këtë publicisti Adriatik Kelmendi ka reaguar duke ja vënë fajin presidentit Hashim Thaçi, pasi ky i fundit ende nuk ka folur për këtë rast, dhe një pjesë e mediave ja kanë hedhur fajin atij.

“D.m.th. paska mundësi që dikush të na arrestojë dhe të na dëbojë secilin prej nesh dhe as Kryeministri Haradinaj dhe as Kryeparlamentari Veseli të mos kenë asnjë informacion për këtë?!”.

Kelmendi tutje ka thënë se kjo të bën të besosh, se Thaçi mundet të na arrestoj secilin prej neve.

“Që i bie se arrestimi është bërë nga Presidenti Thaçi krye në vete, për interesa të veta?! Që i bie Presidenti Thaçi paska mundësi të na arrestojë secilin prej nesh… krye në vete, për interesa të veta!”, ka thënë Kelmendi.

Loading...