Kemi shumë liderë, por vetëm një dritë në fund të tunelit

Situata aktuale politike hap një dilemë të madhe tek votuesit shqiptarë, ka të orientohemi politikisht, cilin program, qellim apo platformë politike të përkrahim, kur ato nuk ekzistojnë ose nuk ofrohen tek qytetarët. Sot reprezentativi politik i shqiptarëve në Maqedoni nuk ka qartësi programore kah të ec ekonomia , arsimi shqip, ;ëshjet sociale shëndetësore e mos të flasim për ato politike si flamuri , gjuha, përfaqësimi etje etj. të cilat janë të bastarduar supstancialishtë në themel si kërkesa politike.

Sot shqiptaret e Maqedonisë kanë me bollëk vetëm lider të cilët pothuajse nuk din që ti premtojnë popullit të vet. Se kanë shumë lider tregon ky fakt ku do ti numërojmë nga cilët qytet vijnë kryetaret e partive ku kemi një përfaqësim dinjitet të qyteteve të Maqedonisë edhe atë : Struga 1 lider, Kërcova 1 lider, Dibra 1 lider, Gostivari 1, Tetova 3 liderë, Shkupi 1 lider dhe Kumanova 1 lider. Kjo tregon se lider me bollëk por programe platforma politike nuk kemi, Shqiptaret e Maqedonisë si duket edhe shumë kohë do të vuajnë për udhëheqës që me anë të politikës të risë interesat e shqiptarëve në Maqedoni.

Një dritë ne fund të tunelit është besëlidhja e RDK së dhe e Lëvizja për reforma në PDSH e cila duhet një dinamizëm në aktivitete që të tregon besueshmëri se Aleanca për shqiptaret do të jetë programi dhe boshti i bashkimit opozitare që te risë interesin shqiptarë ne Maqedoni dhe mbi 50 % të liderëve më lart ti bashkonte në një front opozitare që ajo dritë e tunelit të jetë drita e vërtet politike.

 

Loading...