Kënga “Hatixhe” e Hamide Sadikut që u dëgjua në dasma, tani nga Capital T dëgjohet në klube nate

“E dehun”, “Simpatia”, “Kaqurrelja”, “Moj Hatixhe”, “Ani mori nuse”, “Era” janë vetëm disa nga këngët të cilat janë krijuara shumë vite më parë dhe janë shëndrruar në hite të pavdekshme. Por, si duket tingujt e këtyre këngëve kanë prekur shumë artistë të rinjë të cilët nga dëshira për të rikthyer tingujt e dikurshëm, u fokusuan në ri-sjelljen e këtyre hiteve, shkruan rtv21.tv

Era Istrefi u frymzua nga Nexhmie Pagarusha

“E dehun” është njëra ndër këngët më të mira në karrierën e bilbilit të këngës shqipe – Nexhmije Pagarusha. Kjo këngë daton që nga viti 1974 ndërsa edhe sot është e pëlqyeshme për tekstin dhe zhanrin muzikor.

Por, kjo këngë në vitin 2014-të erdhi në një version remake nga Era Istrefi. Edhe pse në një version ndryshe kënga arriti që sërish të pëlqehet.

Cpital T për këngën “Moj Hatixhe” u frymëzua nga Hamide Sadiku

“Hatixhja” u këndua për herë të parë në vitin 1971 nga Hamide Sadiku. Një këngë që “pushtoi” dasmat e viteve 70-80.

Kjo këngë pas një kohë shumë të gjatë u rikthye nga Capital T. Por, kjo këngë  nga Capital T,  nuk u dëgjua këtë herë në dasma ajo me  versionin e ri u dëgjua në të gjithë klubet shqiptare.

“Simpatia” e  Edonës dhe Memlit i la përshtypje Dhuratës e Lumit 

Kënga “Simpatia” e këngëtarëve Edona Llalloshi dhe Memli Krasniqit, ishte hiti më i madh për adoleshentët e vitit 1998.

Me një tekst dashurie, bëri që kjo këngë të bëhet “Simpatia” e të gjithë të rinjëve.

19-të vite më vonë kjo këngë arriti që përsëri të bëhej hit, por, këtë herë nga dy këngëtarët e njohur shqiptarë: Lumi B dhe Dhurata Dora.

Mc Kresha për këngën “Era” u frymëzua nga Grupi Gjurmët 

Këngën “Era”, e solli  Grupi Gjurmët, këngë kjo e kënduar dhe e kompozuar nga vetë grupi. Dhe konsiderohet si njëri nga hitet që i ka rezistuar kohës.

“Era” në 2015-të u dëgjua nga MC Kresha i cili solli versionin e ripërpunuar. Ky ripunim i kësaj këngë u prit shumë mire nga publiku.

Edhe grupi NRG Band u frymëzua nga hitet e Nexhmie Pagarushës

Vargjet e këngës “Ani mori nuse”, janë të pranishme thuajse në çdo dasmë shqiptare, krijuesja e këtij hiti është bilbili i Shqiptarisë, Nexhmie Pagarusha.

Grupi i njohur NRG Band, si duket gjatë karrierës së tyre janë frymëzuar në hitet e më hershme,  në listën e këngëve të tyre kanë  më shumë  se tre këngë të cilat i kanë për punuar. “Shehide”, “Drenusha”, “Magdalena”, si dhe së fundmi  kanë risjellur versionin modern të këngës ‘Ani mori nuse’ të kënduar shumë vite më parë nga bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Ky version është publikuar nga këngëtari i grupit, këngëtari Besnik Qaka, i cili e ka risjellur këngë të punuar në version mjaft unik. Projektit i është bashkangjitur edhe një videoklip shumë interesant.

Këngëtarët që po i rikthejnë këto këngë përveç që po marrin pëlqyeshmerinë e publikut ata po arrijnë të bëjnë që gjeneratat e reja të mos i harrojnë këngët e vjetra. /21Media 

Loading...