Kosovë-Shqipëri

Këngëtari Sidrit Bejleri përkrah vajzat me shami!

sidrit

 

Këngëtari Sidrit Bejleri nëpërmjet një fotografie të publikuar në llogarinë e tij personale në “Instagram” ka dhënë një mesazh shumë të fortë kundër diskriminimit ndaj grave dhe vajzave të mbuluara.

Fotografia flet për përfshirjen dhe angazhimin e tij në një fushatë sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese për këtë kauzë.

“Nëse një femër është e lirë të zbulojë trupin e saj, atëherë përse nuk duhet të jetë e lirë edhe ta mbulojë atë?” –ka shkruar këngëtari.

Ka mjaftuar ky status për të ngjallur debat tek komentuesit midis të cilëve vihet re dhe komenti i këngëtarit dhe mikut të tij, Elton Deda. “Sepse e ndalon feja jote!”.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top