Këngëtarja serbe Dragana Mirkoviç, ka qenë emër i njohur edhe për shqiptarët gjatë viteve 90-ta.

Gjeneratat e reja edhe mund të mos e njohin, por ata që kanë qenë të rinj në vitet 90-ta është e pamundur që mos ta kenë dëgjuar këngët e Dragana Mirkoviç, pasi ajo ka qenë një nga këngëtaret më të pëlqyera në Ish-Jugosllavi, shkruan Magazina.al

Këngëtarja edhe sot vazhdon të jetë mjaftë e popullarizuar në Serbi, këto ditë ajo ka mbajtur një koncert në Beograd, ndërsa ajo që ka veçuar këtë koncert janë instrumentet muzikore që identifikohen me kulturen shqiptare.

Në skenë shihet se këngëtarja serbe ka kënduar duke u përciellur nga tingujt e daulleve

Në disa fotografi të siguruara nga Magazina, shihet se këngëtarja përformon në mesin e dy daulleve (tupana), ndërsa nuk dihet sakt se çfarë muzikë ka luajtur ajo me instrumentet që konsiderohet tradicionalisht shqiptare.

Loading...