Duke keqpërdorur emrin dhe foton e drejtorit të ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Maqedonisë infrastruktura Irfan Asani, disa portale kanë keqpërdorur fotografine e drejtorit Asani, duke shkruar se ai është mjek i rrejshëm nga Radusha i cili mashtron pacientët në një spital të Shkupit.
Portalet në fjalë pa hulumtuar e pa verifikuar se për cilin person bëhet fjalë kanë dëmtuar personalitetin e drejtorit të ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura Irfan Asani i cili përveç emrit nuk ka asgjë të përbashkët me mashtruesin për të cilin shkruajnë portalet.
Për këtë rast është informuar edhe policia e cila po e heton rastin dhe shumë shpejtë pritet të marrë masa konkrete ndaj keqpërdoruesve të fotografisë së drejtorit Asani i cili edhe si qytetarë ka paralajmëruar masa ligjore kundër keqpërdoruesve të imazhit të tij

Njëkohëshisht u apelojmë të gjitha mediave elektronike gazetave, televizioneve dhe portaleve që të jenë të kujdesshëm gjatë publikimit të informacioneve dhe lajmeve të rrejshme në të cilat keqpërdoret fotografia e secilit individ pa dallim se a bëhet fjalë për qytetar apo person i cili ushtron ndonje post publik.

Loading...