Policia britanike po heton kërcënimet e bashkëshortes së referit anglez të futbollit, Michael Oliver (33), i cili është në qendër të vëmendjes për shkak të gjykimit në ndeshjen cerekfinale të Championsit mes Real Madrid dhe Juventus. Zonja Oliver gjithashtu merret me referim dhe ate në ligat më të ulta të meshkujve në Angli. Disa vandalist kanë shkuar para shtëpisë së saj dhe kanë trokitur në derë.

Thuhet se ajo ka marrë kërcënime edhe përmes rrjeteve sociale.

Kujtojmë se, Michael Oliver në minutën e tretë të kohës shtesë akordoi penallti të dyshimtë për ‘mbretërit’, të cilën në gol e konvertoi Cristiano Ronaldo dhe e çoi skuadrën spanjolle në gjysmëfinale.

Loading...