​Në total 132 persona janë konfirmuar të vdekur pas sulmeve të armatosura në Paris afër stadiumit ‘Stade de France’, teatrit Bataclan dhe restorantet e baret në kryeqytetin e Francës të premten.

Një video e re e ISIS ka paralajmëruar edhe shtetet tjera pjesëmarrëse në bombardimet në Siri, se do ta kenë fatin e njëjtë si Franca.

Në këtë video grupi terrorist poashtu kërcënon të sulmojë Washingtonin.

“Ne u themi shteteve pjesëmarrëse në kampanjën e bombardimeve, që në emër të zotit, do ta keni ditën si Franca, dhe në emër të zotit ne kemi goditur Francën në qendrën e saj Parisin, më pastaj ne betohemi se do ta godasim Amerikën dhe qendrën e saj Washingtonin”, ka thënjë një person në video, raporton Mirror, transmeton lajmi.net

Nuk ishte e mundshme që të verifikohet vërtetësia e videos.

Gjatë natës, Franca kishte nisur bombardimet e saja më të fuqishme kundrejt Shtetit Islamik, në kryeqytetin de-facto të tyre në Siri. Kryeministri Manuel Valls ka thënë “ne jemi në luftë” kundër terrorizmit.

Autoritetet franceze kanë thënë se bombardimet ajrore të natës së të dielës kanë shkatërruar një kamp trajnues të xhihadistëve dhe një depo të municioneve në qytetin Raqqa, në të cilën ishin planifikuar sulmet e Parisit sipas shërbimit të inteligjencës irakiane, transmeton lajmi.net

12 aeroplanë duke përfshirë 10 aeroplanë jet ushtarakë kanë lëshuar në total 20 bomba në sulmet më të mëdha që nga koha kur Franca kishte zgjeruar kampanjën e saj bombarduese kundrejt grupit ekstremist në Siri në shtator, është thënë në një komunikatë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Aeroplanët ushtarakë ishin nisur nga zonat në Jordani dhe ‘Persian Gulf’ në koordinim me forcat e SHBA-ve.

Loading...