Kërçova edhe një herë grumbulloi fëmijët nga viset shqiptare

“Dita jonë” në edicionin e tretë, vazhdon të ruajë primatin e festivalit më të arrirë për fëmijë në viset shqiptare

Në fund të evenimentit u shpërndanë mirënjohje për të gjithë ata që kishin kontribuar në ngritjen cilësore të festivalit në mesin e tyre mirënjohje u nda dhe për gazetën “Lajm” që poashtu në këtë festival “Lajm” ndau dhe një çmimin e vet për këngëtarët kërcovarë Salije Bajrami e Ylli Ajroja për këngën “Forca e bashkuar”. Për të stimuluar këta këngëtarë “Lajm” do të përgatisë një gjysëm faqe portret me sukseset dhe biografinë e dy artistëve të vegjël

Sapo është mbyllur festivali mbarëkombëtar “Dita jonë” në Kërcovë, organizuar nga shoqata për art dhe kulturë “Kult”, festë e vërtetë e këngëve dhe krijimeve të reja të cilat kanë ardhur përmes zërave të fëmijëve nga të gjitha viset shqiptare. Drejtori I festivalit, maestro Shkodran Tolaj bën të ditur se data 10 qershor është përzgjedhur sivjet për dy arsye: 10 qershori shënon Lidhjen e Prizrenit dhe në këtë festival u bë lidhja e dy koreve të cilët performuan për herë të parë së bashku në skenë. Kori I Kërçovës, veshur në bardh e zi  dhe kori I Deçanit I ardhur enkas nga shkolla private e muzikës “Ardhmëria”. veshur në kuq e zi. Arsyeja tjetër përse 10 qershori është dëshira për të përmbyllur këtë vit shkollor hareshëm, me këngë, gëzim dhe dhurata që festivali “Dita jonë” tradicionalisht I shpërndan për publikun.

Pa filluar festivali dy gjëra që binin në sy ishin: skenografia- gjigante, ndriçimi dhe zërimi profesional që për herë të parë vininnë këtë nivel në Kërcovë, si dhe publiku masiv I cili tashmë është bërë pjesë e pandashme e këtij evenimenti tradicional. Prezantimi I festivalit kësaj here I takonte shou menit Avni Qahili kurse në sallë kishim dy televizione shtetërore që ndiqnin direkt festivalin:RTK dhe TVM2. Fëmijët në këtë festival ishin të ardhur nga Gjilani, Istogu, Skenderaj, Prishtina, Shkodra, Tuzi, Tetova, Shkupi, Struga dhe një pjesë e mirë nga Kërçova. Ata garonin në dy kategori: e juniorëve( mosha 6 -10 vjecare) dhe më të rriturve (10-13 vjeçare).

Festivali u hap me himin “Xhamadani i ri” i përcjellur në videobim nga videoklipi I kësaj këngë që është shndërruar në himn për të vegjël e të mëdhenjtë. Më pas këndoi fituesja e edicionit të kaluar Rinesa Peci nga Mitrovica këngën “Matanë ure një fole” dhe drejtori I festivalit kishte përzgjedhur që në vend të fjalisë përshëndetëse të këndojë së bashku me fëmijët “Rini thuaja këngës” . Gara ishte e forte dhe ajo shoqërsohej dhe me spektakël. Festivali “Dita jonë” I pari festival për fëmijë që praktikoi prezantimin e fëmijëve përmes videoincizimeve të cilat shfaqeshin në ekran para cdo kënge. Një natë e gjatë e shoqëruar dhe me mysafirë special si Avni Cuni- drejtor I Qendrës për Kulturë në Durrës dhe enkas nga Shqipëria për të mbështetur këtë festival vinte zv. Ministri I kulturës së R. Shqipërisë z. Zef Çuni I cili me shumë zemërgjërësi kishte pranuar ftesën dhe poashtu ishte I entuziazmuar me nivelin e këngëve dhe festivalin në përgjithësi. Me daljen e tij në skenë u shpreh “ do dua të kujtoj një prej refreneve të këngëve/ Kuq kuq kuq e zi, jemi veshur unë e ti, nga Decani në Uskanë, Shqipërinë e kemi nanë. Shqipëria është me ju në çdo hap dhe kam kënaqësi që për së afërmi po përjetoj një mrekulli si kjo e sontmja. Urime maestro Shkodran Tolaj për këtë punë kolosale. Fëmijët janë të vegjël por aktivitetet e tyre janë të mëdha dhe të vështira për ti bërë” tha zv ministry Cuni. Ky festival ndonëse mbahet nën patronatin e Komunës së Kërcovës, ndjehej mosprezenca e kryetarit Dehari për shkak të një udhëtimi zyrtar. Ai përmes një telegrame, iu drejtua mysafirëve  “edhe pse jam larg, me shpirt jam pranë jush, më mungon festivali dhe buzëqeshja e atyre fëmijëve të mrekullueshëm. Kam besim në punën që bëni dhe nuk dyshoj në suksesin e festivalit. Ngjarje të tilla si kjo, në kësi rrethanash bartin vështirësitë e veta, por ne së bashku do ti tejkalojmë të gjitha për ti falur qytetit frytet që deri dje I mungonin. E di që në momente të caktuara dukem I rëndë, por gjithashtu di që më kuptoni se sa vështirë e kam të rimëkëmb një komunë që deri dje ishte e braktisur. Iu përqafoj nga Zvicra të gjithëve” thuhej në letrën e kryetarit Dehari. Në fund të evenimentit u shpërndanë mirënjohje për të gjithë ata që kishin kontribuar në ngritjen cilësore të festivalit në mesin e tyre mirënjohje u nda dhe për gazetën “Lajm” që poashtu në këtë festival “Lajm” ndau dhe një çmimin e vet për këngëtarët kërcovarë Salije Bajrami e Ylli Ajroja për këngën “Forca e bashkuar”. Për të stimuluar këta këngëtarë “Lajm” do të përgatisë një gjysëm faqe portret me sukseset dhe biografinë e dy artistëve të vegjël.

Cmime të tjera u takuan: Albanitë Hoti-debitimi më I mirë, për tekstin më të mirë u shpërblye Suela Tukaj Mehmeti nga Tirana për këngën “Profesionet”, për kompozimin më të mirë u shpërblye Zulqifli Ziba për këngën “ Zëri I nënës”, për orkestrimin më të mirë u shpërblye Jetmir Mehmeti për këngën “ Vëlla e motër”.

Juria e përbërë nga tre personalitete të njohura të artit e ekranit: znj. Shqipe Halili-redaktore në emisionet e fëmijëve në RTK, z. Sabaudin Zhuta-profesor universitar dhe z. Naim Gjoshi-kompozitor I shquar i trevave tona ndanë fillimisht cmimet e juniorëve nga mosha 6-10 vjecare që u takuan: tre të tretat shkuan për Elena Ramabajën nga Prishtina për këngën “Një botë të bukur imagjinova” , Olta Selimin nga Gjilani për këngën “Lumturinë na e keni borgj” dhe Zumeja Zurapin nga Tetova për këngën “Flutura në pranverë” , më pas dy cmime të dyta u takuan Albanite Hotit nga Skenderaji për këngën “Motra ime” dhe Marigona Xhambazit nga Kërcova për këngën “Magjik dizajnere” si dhe cmimi I parë I takoi Dion Rashitit nga Struga për këngën “Jam kampion” në kategorinë junior.

Për herë të parë u ndanë tre cmime për tre këngëtarët më të mirë të festivalit. Cmimi I tretë I takoi Adeljeda Mazarit nga Struga për interpretimin e këngës” Zëri I nënës”,në cmim të dytë u radhit këngëtarja Vesa Hasanaj nga Istogu për interpretimin e këngës” Tregim për babin” kurse këngëtarja më e mirë e festivalit me plot meritë u shpall Arbenita Ceku nga Decani e cila përloti publikun në sallë. Ajo interpretoi me shumë ndjesi dhe mjeshtri të lartë “Këngë engjëllore”.

Cmimet e më të rriturve I komunikoi kryetari I jurisë z. Zhuta I cili theksoi “njëzëri dhe pa dilema ky festival mbetet themeli më I shëndoshë I shoqërisë sonë. Këtu bëhet art, këtu ka këngë dhe krijime, këtu është vështirë të ndash cmime sepse të gjitha këngët janë të jashtëzakonshme. Ky festival do të duhet të shpallet edhe zyrtarisht festivali më I arrirë I këngës për fëmijë në të gjitha trevat. I plotëson të gjitha kushtet dhe parametrat e një festivali kombëtar që do merrej nën përkujdesje jo vetëm nga Komuna por dhe nga shteti. Kemi shpresë që vendimet I kemi marrë të duhura duke ndarë cmime në mes këngëve që dallojnë për pak nuance njëra nga tjetra” tha prof. Zhuta.

Cmimet e treta u takuan : Albana Rijanit nga Kërcova për këngën “Dallëndyshe”, Vivian Mehmetaj nga Tirana për këngën “Profesionet” dhe Albin Nikprelajt nga Tuzi për këngën “Dua të bëhem këngëtar”.  Dy çmime të dyta u takuan dy deçanasve Engji Musatafajt për këngën “Nuk e di” e cila I këndonte padrejtësive dhe anarkisë në shoqëri si dhe Elton Tolajt për këngën “Rrugës për në Uskanë” një këngë e cila u prit jashtëzakonisht mirë nga kërçovarët.

Cmimi I parë I jurisë I takoi këngës “Bota në duart tona” këngë me një mesazh shumë të fuqishëm e cila I takon fëmijëve-ardhmërisë që ndërtojnë jetë të re dhe japin shpresa për ditë më të mira. Kjo këngë u interpretua nga Vigan Maksuti-Tetovë.

Publiku me postera, me fotografi, me brohoritje kishin ardhur për të përkrahur këngëtarët e preferuar dhe kjo bëri që paralelisht të ndahen dy çmime të publikut. Njëri I takoi duetit Salije Bajrami dhe Ylli Ajro nga Kërcova për këngën “Forca e bashkuar” . Publiku me duartrokitjet e veta përkrahën jashtëzakonisht shumë dhe duetin Dehari I cili shkëlqeu me këngën baladë “Motër e vëlla”. Denisa dhe Aldrin Dehari ishin fitues të çmimit tjerët të publikut të cilit I dhuruan një këngë shumë emocionale dhe të interpretuar shkëlqyeshëm si në anën interpretative ashtu edhe skenike të shoqëruar me një veshje të veçantë që dallohej nga tjerat.

Festivali u mbyll me shpërndarjen e dhuratave të cilat krijuan eufori tek fëmijët në publik të cilët cdo vit mezi presin të vjen festivali I cili është shndërruar në një eveniment të lartë kulturor po dhe në një festë të madhe mbarëkombëtare për fëmijë. Edicioni I sivjetëm solli mesazhe, atdhedashuri, patriotizëm, simbolikë, art, profesionalizëm, arritje në anën teknike dhe organizative për cfarë duhet të përgëzohet Kërcova dhe drejtori I festivalit z. Shkodran Tolaj.

 

 

Loading...