Kulturë

Kërçova është pjesë e trungut shqiptarë thonë-Shkodran Tolaj e Kastriot Tusha

22450866_1638697192818594_1884377462_o

Pas incidenteve të njohura për opinionin publik që ndodhën ditë më parë në Kërçovë është publikuar kënga me videoklip me autorësi të Shkodran Tolajt dhuratë për të gjithë mërgimtarët kërçovarë.

Xhirimet janë bërë në Krujë sepse për Shkodranin dhe Kastriotin ashtu siq është muzika e pandashme dhe tokat tona janë pjesë e trungut të madh etnik dhe toka e Uskanës e fituar para katër vitesh nuk bën të lëshohet. Kjo këngë vjen si përkrahje nga Kosova e Shqipëria për kërçovarin dhe Kërçovën përmes dy zërave të fuqishëm Shkodran Tolaj e Kastriot Tushës të cilët i lidh miqësia e profesioni, pêrmes mjeshtrave muzikor:Shaqir Hoti e Fatmir Makolli nga Kosova e Gani Ibrahimi nga Kërçova.Në redaktim teksti kishte vënë dorë legjenda e gazetarisë, tashmë i ndjerë Qani Mehmedi, kurse vokalet përcjellëse janë kënduar nga Besiana Mehmedi.Kënga “Kërçovari” po pëlqehet shumë nga mërgimtarë të cilët tashmë po e komentojnë dhe dëgjojnë.Produksionit” Beni” nga Kërcova i ka takuar kësaj here të lançojë dy artistë të mëdhenjë dhe një këngë historike që urojmë të kurorëzohet me fitore shqiptare.Pamjet origjinale të videoklipit nga “Nena shqiptare” në Zajaz, nga Sulltana e Qafës, nga Qendra e qytetit janë realizuar nga videoproduksioni”X-creative”. Gazeta “Lajm” i përgëzon për këtë krijim shqip dhe shumë kombëtar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top