Maqedoni

Kërçova me Këshill ekonomiko-social lokal

Kërçova-780x439

Këshilli ekonomiko-social lokal (KESL) i komunës së Kërçovës ka mbajtur një seancë konstruktive. Në këtë këshill bëjnë pjesë përfaqësues të komunës, Konfederatës së sindikatave të lira, Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë dhe të Organizatës së punëdhënësve të Maqedonisë.

Kryetar i KESL-së u zgjodh Ramiz Rexhepi, përfaqësues i komunës, kurse Snezhana Minoska u zgjodh zv.kryetare. Sekretar u zgjodh Dejan Ilioski. në seancë u verifikuan anëtarët dhe u miratua propozim-rregullorja për punë e KESL-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këshilli do të ketë detyrë që t’i përcjellë gjendjet, të shqyrtojë çështje, të merr qëndrim, të ndërmerr nisma dhe udhëzime, si edhe të propozojë zgjidhje që lidhen me përmirësimin e gjendjes ekonomiko-sociale të punëtorëve dhe punëdhënësve në komunën e Kërçovës.

Gjithashtu, Këshilli do të jep mendime për propozime dhe krijimin e politikave lokale ekonomike.

To Top