Maqedoni

Kërçovë, 4 vendvotime më pak, shkak shpërngulja e banorëve

Kercova

Shpërngulja e përshpejtuar e banorëve nga mjediset rurale në Komunën e Kërçovës
reflektohet edhe mbi numrin e vendvotimeve.
Nga 121 vendvotime, sa kishte në zgjedhjet e fundit parlamentare për zgjedhjet lokale ka
katër vendvotime më pak apo 177.

Shuhet vendvotimi 770 nga fshati Kladnik dhe e njëjta zhvendoset në fshatin Kozicë, në
vendvotimin numër 771. Vendvotimi numër 805 nga fshati Dupjkan dhe Rabetinë zhvendoset
në fshatin Dvetoraçë, në vendvotimin numër 811.

Vendvotimi numër 765 nga fshati Ehlovec zhvendoset në fshatin Izvor, në numrin 761, derisa
vendvotimi 799 nga Jagoll Dolenci zhvendoset në fshahatin Jagoll, në vendvotimin numër 798.
“Shkak për këto zhvendosje është që në katër vendvotime ka më pak se 10 banorë mbi 18
vjet, gjegjësisht votues potencial”, deklaroi Antigona Seferi, kryetare e KKZ-së për komunën e
Kërçovës, ku, sipas listës së vetme zgjedhore, në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 50.624
votues.

To Top