Kërkohen edhe gjashtë të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit

e kërkesë të Prokurorisë Publike Themelore MPB-ja është në kërkim edhe të gjashtë prej gjithsej 36 të dyshuarve, të cilët prokuroria i akuzon për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, deklaroi në konferencën e sotme për media ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai theksoi se dje janë kërkuar 12 persona, ndërsa sot numri është ulur në gjashtë. Ministria nuk ka marrë shkresë nga prokuroria për urdhër-arrest të lëshuar për ata. Shtoi se urdhrat për bastisje zgjasin 15 ditë, ndërsa policia vepron në bazë të urdhrave që do t’i marrë.

Spasovski theksoi se nuk ka shkelje të të drejtave në procedurën e arrestimit të personave, të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit.

I pyetur të japë koment për vërejtjet se ka pasur trajtim johuman gjatë arrestimit të të dyshuarve, theksoi se tërë procedura është zbatuar vetëm në bazë të Ligjit për procedurë penale dhe sipas të gjitha akteve nënligjore dhe procedurave standarde vepruese.

“Në Republikën e Maqedonisë vitet e fundit ishim dëshmitarë të arrestimeve para kamerave nga mediat, të cilat në mënyrë selekteuse u thirrën të paraqiten para shtëpive të njerëzve, të cilët duhej të arrestohen dhe për këtë bëheshin filma. Tani me kënaqësi mund të konstatojmë se ky aksion, që e zbatojmë, dhe të gjitha të ardhshmet nuk do të ndodhin në këtë mënyrë. Nuk do të bëjmë lajme ekskluzive, sepse para se gjithash prezumcioni i pafajësisë është më i rëndësishmi”, tha Spasovski.

Lidhur me informacionet se një nëpunës policorë e ka publikuar fotografinë e ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike dhe ish ministër i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, i cili është një prej të dyshuarve në pjesën e brendshme të burgut të Shutkës, Spasovski tha se për institucionet ndëshkuese-përmirësuese është kompetente Ministria e Drejtësisë.

“Nuk e di nga është bërë fotografia dhe nuk dua të komentoj spekulimet në mediat sociale. Ka institucione kompetente për këtë, Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Shkup, Agjencia për Zbatimin e Sanksioneve dhe Ministria e Drejtësisë duhet t’i japin këto përgjigje. Nëse konfirmojnë se ka çfarëdo qasje të ndonjë nëpunësi tjetër, i cili në është në suaza të Ministrisë së Drejtësisë, atëherë do të veprojë edhe Ministria përkatëse, për shembull MPB-ja”, tha Spasovski.

Lidhur me informacionin e djeshëm se u janë marrë telefonat Trajko Veljanoskit dhe Vejsel Mehmedit lidhur me hetimin për 27 prillin, Spasovski theksoi se për këtë përgjigje duhet të jep Prokuroria.

Loading...