Komisionarja e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet tha se është e nevojshme një hetim ndërkombëtar për vrasjen e tmerrshme të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

“Ne po bëjmë thirrje për një hetim ndërkombëtar. Ne i kemi thënë sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së se e konsiderojmë të nevojshme, një hetim penal ndërkombëtar “, tha Basheli në një konferencë me rastin e 70-vjetorit të miratimit të Deklaratës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, raporton AP.

Ajo vuri në dukje se departamenti i saj nuk ka të drejtë të kryejë një hetim penal.

“Unë vërtet besoj se është e nevojshme në drejtim të përcaktimit të asaj që ka ndodhur dhe kush është përgjegjës për këtë vrasje të tmerrshme”, tha Bachelet.

Khashoggi u vra më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll. Deri më tani, 18 sauditë janë arrestuar në lidhje me vrasjen dhe trupi i gazetarit ende nuk është gjetur. /kp/Telegrafi/

Loading...