Kerry: Militantët e ISIS-it janë “bisha të çartura”

​Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry,i ka përshkruar militantët e Shtetit Islamik (IS) si “bisha të çartura” duke pasuar sulme vrastare të së premtes në Paris.

Zoti Kerry, në bisedime në Paris me presidentin Hollande, ka thënë se SHBA-të qëndrojnë “krahë për krahë” me Francën,shkruan BBC, njofton Klan Kosova. Presidenti Hollande ka thënë se Franca është e përkushtuar ta shkatërroj ISIS. Forcat ajrore franceze kanë goditur militantët në Siri gjatë natës.

ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmeve në bare, restorane, salle koncerti dhe stadium ku 129 njerëz vdiqën.

Loading...