Sekretari shtetëror amerikan, Xhon Keri deklaroi sot se për disa javë mund të arrihet ndërprerja e zjarrit midis Qeverisë siriane dhe opozitës.

Keri deklaroi para rezidencës së ambasadorit amerikan në Francë, se ndërprerje e zjarrit, e paraparë me marrëveshjen e së shtunës në Vjenë, do të ndihmojë në angazhimet për luftë kundër grupit Shteti Islamik, i cili e ndërmori përgjegjësinë për sulmet në Paris, si dhe për ndërprerjen e konfliktit në Siri.

“Ky është hap i madh”, tha sekretari amerikan i shtetit, i cili mbërriti në Paris për të shprehur solidaritet me Francën pas sulmeve terroriste të javës së kaluar, në të cilat u vranë 129 persona.

“Nëse ia dalim ta arrijmë këtë gjë, atëherë do të hapet mundësia për shumë çështje. Ndoshta jemi vetëm disa javë nga mundësia për tranzicion të madh në Siri”, tha Keri.

Pritet Arabia Saudite të jetë nikoqire e takimit të grupeve opozitare siriane deri nga fundi i dhjetorit, në të cilën duhet të arrihet pajtim për delegacion, i cili do të dërgohet në negociata me përfaqësues të Qeverisë siriane.

Loading...