Kosovë-Shqipëri
02/12/2015 17:17:35

Kerry: SHBA nuk do të mbështesin asnjë marrëveshje që kërcënon sovranitetin dhe territorin e Kosovës

kerr

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry nisi konferencën për media i shoqëruar nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

(E plotësuar) – Sekretari Kerry ka falënderuar Kryeministrin Isa Mustafa për pritjen e ngrohtë, të Qeverisë së Kosovës. Jam mirënjohës për gjithë këtë pritje, Mendova se është shumë e rëndësishme, meqenëse jam duke shkuar në Beograd, dëshirova që të flas me të dyja palët e dialogut.

Në emër të Presidentit Obama ju sjella përshëndetjet e tij dhe përkrahjen e SHBA-ve për Republikën e Kosovës.

Me kryeministrin Mustafa dhe zëvendëskryeministrat tha se kemi folur për sfidat e Kosovës. Unë kam ardhur këtu që të them se edhe Kryeministri edhe zëvendëskryeministri janë në rrugë të duhur për të krijuar vende pune.

Ka shumë mundësi të mira nëse punojmë bashkërisht. Nënshkrimi i kohëve të fundit i MSA-së paraqet një hap të rëndësishëm në këtë drejtim.

Unë jam këtu sot për tju përcjell respektin e Presidentit Obama dhe popullit amerikan për lider shipin tuaj. Ne i mbështesim këto përpjekje. Nuk do të mbështesnim asnjë marrëveshje që kërcënon sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës dhe territorin e Kosovës.

Kosovarët kanë arritur shumë vitet e fundit por nevojitet edhe më shumë përparim nbga ana e të gjithë qytetarët për, lirinë e shprehjes dhe protesta paqësore por dhuna është papranueshme.

Kuvendi Nuk është vendi ku duhet të hidhet gazlotsjellës.

Një e ardhmne demokratike për Kosovës, kërkon që cdo qytetar të trajtohet në mënyrë të drejtë.

Një e ardhme demokratike për Kosovës, kërkon që çdo qytetar të trajtohet në mënyrë të drejtë.

Kërkojmë po ashtu që të përmbushen zotimet për Gjykatën Speciale, dhe të hetohen të gjitha rastet korruptive.

Jam krenar që mund të them se kombi im ka investuar pothuajse 1 miliard dollar për Kosovën.

Ne jemi të përkushtuar që të gjitha bizneset e reja të kenë qasje për energji të ripërtritshme.

Besojmë se Kosova e re duhet të prodhoj më pak gazra të dëmshme. Pra Kosova e re do të jap kontributin e saj në ndryshimet klimatike. Pra ka të bëjë edhe me atë se shumë të rinj që kanë studiuar jashtë të kthehen dhe të ndihmojnë në zhvillimin e Kosovës.

Numri një i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, në hapje të konferencës ndër të tjera tha:

E njoftova z, Kerry për situatën aktuale në vend dhe prioritetet e Republikës së Kosovës.

Mustafa ka falënderuar sekretarin Kerry për ndihmën e SHBA-ve ndaj Kosovës së pasluftës, në shumë fusha, si në sektorin e sigurisë, institucionet e sundimit të ligjit, asistencës ndaj FSK-së, si dhe ndihmën e SHBA-ve që strehuan qytetarët e Kosovës gjatë luftës.

Qytetërt e Kosovës e vlerësojnë lartë ndihemën e SHBA-ve. Ne ndjejmë mirënjohje dhe përgjgjësi të thellë për gjithë atë që SHBA-të kanë bërë për Kosovën. Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve, është vend multietnik. Pas marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ne po presim liberalizimin e vizave.

Mustafa tha se marrëveshjet me Malin e zi dhe Serbinë do të argumentohen nga Komisionit profesionale dhe Gjykata Kushtetuese.

Ai tha se jemi të vendosur të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Qeveria e Kosovës për punon projektin e Ndërtimit të Kosovës së re, për të pasur energji trë mjaftueshme, po krijojmë kushte për tërheqjen e investimeve direkte sidomos nga SHBA-të dhe ngritjen e nivelit të Arsimit”, tha Kryeministri Isa Mustafa.

Ne vlerësojmë lartë përkrahjen për marrëdhënie të ngushta me NATO-n, për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare./BS/

To Top