Këshilla për t’i mbijetuar mbytjes në ujë

Eksperti i mbytjeve në ujëra, Clint Emerson, shpjegon se si të mbijetosh në rast se po mbytesh në det, apo në një vend me ujë. Sipas tij, kur një person është kapur në “territorin armiqësor”, shanset e mbijetesës janë të ulëta.

Por, edhe nëse je i lidhur dhe ndodhesh në ujërat e hapura gati për t’u mbytur, ka disa shanse që mund të mbijetosh. Kur bëhet fjalë për vetëruajtje në ujë, çelësi i mbijetesës është kontrolli i frymëmarrjes. Me mushkëritë plot me ajër, trupi i njeriut është i gjallë.

Mbytja në ujërat e ëmbla është më sfiduese, por ende i arritshëm. Paniku është armiku numër një i mbijetesës.

Pozicioni i trupit dhe frymëmarrja janë të rëndësishme. Në momentin që ndodheni në ujërat e cekëta njëherë fundosuni dhe më pas kërceni lart që të dilni në sipërfaqe që të merrni frymë. Për më tepër shihni diagramin, që tregon pozicionet e duhura.

Gjithashtu, harrojeni panikun dhe nisni të notoni duke përdorur lëvizje të kontrolluara, dhe në mënyrë harkore që të keni mundësi që të mbusheni me ajër.

Ose, vetëm me një rrotullim të plotë të trupit ju mund të qëndroni në shpinë, duke bërë kështu më të lehtë frymëmarrjen dhe vazhdimin e udhëtimit për në breg.

Loading...