Këshilli Gjyqësor pa profesor dhe avokat

Instituti për të drejtat e njeriut propozon “deprofesionalizimin” e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, posaçërisht gjykatësve. Kjo, siç nënvizon ish-gjykatësja Caca Nikollovska, vlen posaçërisht për anëtarët gjykatës, të cilën duhet të mbajnë kontaktet e vazhdueshme me praktikën gjyqësore, ndërkohë profesorët dhe avokatët të kenë mundësi që orari ne punës ta organizojnë në forma tjera

Omer XHAFERI

Shkup, 3 maj – Profesorët universitar që ligjërojnë në Katedrat e Drejtësisë dhe avokatët deri më sot nuk janë përfshirë në asnjë përbërje të Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë. Përkundër faktit se korniza ligjore e parasheh që në pjesën e anëtarëve jo gjykatës, në Këshillin Gjyqësor të figurojë edhe ky profil i akademikëve, megjithatë në praktikë kjo asnjëherë nuk është zbatuar, shkruan gazeta KOHA. Me qëllim rritjen e efektivitetit të Këshillit Gjyqësor, nga Instituti për të drejta e njeriut propozojnë që në ndryshimet ligjore për Këshillin Gjyqësor, të përfshihen edhe dispozita e “deprofesionalizimit” të anëtarëve të Këshillit.

Kryetarja e Institutit për të drejtat e njeriut, njëherësh edhe ish-gjykatëse e Maqedonisë në Strasburg, Margarita Caca Nikollovska, për gazetën KOHA thotë se as vetë ajo nuk e di arsyen se pse deri më sot, profesorët apo avokatët nuk kanë qenë pjesë e Këshillit Gjyqësor.
“Supozoj se ka ekzistuar mundësia që profesorët apo avokatët, të cilëve u është ofruar kjo pozitë të kenë refuzuar, respektivisht të mos kishin konkurruar në thirrjen publike për të vetmin shkak që është dashur të heqin dorë nga profesioni. Për këto arsye qëndrimi jonë është që ‘deprofesionializimi’ (ushtrimi i dy profesioneve paralelisht) të jetë zgjidhja më e mirë qoftë për gjykatësit të mbesin në vendet e tyre, por edhe për këta tjerët të mundet ta zhvillojnë profesionin e tyre. Unë habitëm se cili profesor do të kishte heq dorë nga detyra e tij, për t’u bërë anëtar i Këshillit Gjyqësor dhe pas gjashtë viteve, ku të shkojë ai? Apo për avokatët, të cilët gjatë atyre gjashtë viteve të mandatit ka mundësi t’i humb të gjithë klientët dhe më pas vihet në pikëpyetje e ardhmja e tyre”, thotë Nikollovska.
Instituti për të drejtat e njeriut propozon “deprofesionalizimin” e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, posaçërisht gjykatësve. Kjo, siç nënvizon gjykatësja Caca Nikollovska, vlen posaçërisht për anëtarët gjykatës, të cilën duhet të mbajnë kontaktet e vazhdueshme me praktikën gjyqësore, ndërkohë profesorët dhe avokatët kanë mundësi që orarin e punës ta organizojnë në forma tjera.
Kohëzgjatja prej gjashtë vitesh e mandatit të anëtarëve të Këshilli Gjyqësor, sipas Institutit për të drejtat e njeriut, në të ardhmen doemos duhet të ndryshohet. Ish gjykatësja Caca Nikollovska, thotë se të njëjtin mendim e ndanë edhe Qeveria e re, sipas të cilës, mandati i anëtarëve të Këshilli duhet të ulet në pesë vite, me mundësi rikandidimi.
“Ideja është që anëtarët gjykatës të mund të kryejnë vetëm një mandat në Këshillin Gjyqësor, me qëllim që sa më tepër gjykatës ta kryejnë këtë funksion. Ne jemi të vetëdijshëm se rikandidimi i gjykatësve nuk mund të kufizohet. Mirëpo, vlerësojmë se gjatë zgjedhjes së anëtarëve, gjykatësit (kandidatët e ri) të merren më tepër parasysh”, thekson Nikollovska.
Në praktikë, sipas Institutit për të drejtat e njeriut, vetëm në disa vende të BE-së, siç janë Bullgaria, Franca, Italia, Holanda e Rumania, anëtarët e Këshillit Gjyqësor punojnë më orar atë plotë. Ndërkohë në vende siç është Portugalia, vet anëtari i Këshillit Gjyqësor mund të zgjedhë se vallë do të punojë me orar të plotë ose gjysmën tjetër të orarit do ta vazhdojë si gjykatës. Ndryshe, në më shumë vend të BE-së, anëtarët e Këshillit Gjyqësor mund të rikandidohen vetëm njëherë, respektivisht në vende si Hungaria, Rumania apo Spanja – rikandimimi nuk është i lejuar. (koha.mk)

Loading...