Jo kot është thënë se një fotografi vlen sa një mijë fjalë. Ndërsa, kjo fotografi ka edhe shumë domethënie. Është e vitit 1994 dhe e realizuar në Zhitosh të Prilepit. Fotografia është e KF Shkëndija nga Haracina, dikur klub emblematik i shqiptarëve të këtij vendbanimi dhe jo vetëm, e që në vitin 1994 ishte ftuar për një ndeshje miqësore nga shqiptarët e Prilepit.

Në këtë fotografi të vitit 1994 janë këto emra: Setko Ali, Artur Neziri, Bashkim Sopi, Masar Omaragic, Evzi Aliu (kapiten), Xhemajl Zeqiri, Zvonko Najdovski, Eroll Abdiu, Xhenan Ajdari, Velce Ancevski, Arben Nuhiu, Dano Licina dhe Nehat Toka. Formacionin na e tregoi legjenda e këtij klubi dhe kapiteni i asaj gjenerate të artë, Evzi Aliu (lexo: i katërti majtas në këmbë).

“Kjo foto është e vitit 1994 e realizuar në Zhitozh të komunës së Prilepit. Patëm shkuar për të luajtur një ndeshje miqësore me skuadrën e fshatit Zhitosh. Më kujtohet si sot pas përfundimit të ndeshjes ia dhuruam fanellat tona”, kujton me shumë nostalgji Evzi Aliu, ish mesfushor i Shkëndijës.

Shkëndija në atë kohë kishte një skuadër me emra të mëdhenj të futbollit dhe luftonte për të hyrë në ligën e parë të Maqedonisë.

Sot, Shkëndija e Haracinës garon në ligën komunale të rrethinës së Shkupit./lajm

Loading...