Ndryshimi drastik i Pëllumbit

Pëllumb Hajdari është njëri nga këngëtarët më të dashur për fëmijë, i cili me tekstet dhe klipet interesante ka rrëmbyer zemrat e shumë fëmijëve.

Edhe pse këngët e tij janë realizuar shumë vite më parë, ato ende dëgjohen nga fëmijët sot. Kënga super-hiti, që dëgjohet shumë edhe sot është ”Qingji”, me të cilën ai ka thyer klikueshmërinë në kanalin zyrtar në Youtube, duke numëruar mbi 119 milionë klikime, shkruan rtv21.tv

Pëllumbi, njihet edhe për këngën e tij ”sherri i vogël” të cilin e solli me një videoklip, me skena shumë interesante.

Prej kohës kur Pëllumbi  solli këngën “Qingji“ ka pasur shumë ndryshime, nga një fëmijë i ëmbël të cilin e keni parë atë kohë, tani për dikë ai mund të duket si një person tjetër.

Pëllumbi, nuk është shkoqitur nga muzika, ai aktualisht është duke vijuar kursin e kitarës. 17 vjeçari pritet që të rikthet para publikut, por, jo më si `sherr i vogël’ “. /21Media

Loading...