Ndihmëstrajneri i Goblenit nga Kumanova, Alil Osmani, ka bërë një mesazh emocionues për lojtarët  e tij.

Alili i ka motivuar futbollistët para ndeshjes me Gostivarin, të shtunën në qytetin perëndimor të vendit.

“Në çdo lojë maksimalisht të motivuar për fitore, respektone kundërshtarin, por mos i jepni shans për të na fituar, asnjë s’mund të jetë më i mirë se ne. Ne kemi vullnetin, dëshirën, guximin dhe bindjen për fitore”, ka deklaruar Alil Osmani, trajner ndihmës te Gobleni.

Pas tre javësh në ligën e dytë-perëndim, Gobleni ka një fitore dhe dy barazime.

Legjenda:Alil Osmani (i pari majtas), Florim Ymeri (trajner kryesor) dhe Afrim Latifi (trajner  i portierëve)

Loading...