Babai i kryeministrit Haradinaj, Hilmiu tashmë ka ndërruar jetë. Ai pas një sëmundje të gjatë ka vdekur në njërin nga spitalet e vendit.

Hilmi Haradinaj, gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë, përveç që i dha dy djemë të tij dëshmorë, Shkelzenin dhe Luanin, i kishte ndihmuar edhe në luftën e tyre për çlirimin e vendit.

Por, edhe pasluftës, ai ishte përballur me shumë sfida. Hilmiut, në vitin 2005, ishte vrarë djali Enver Haradinaj.Po ashtu, ai ishte ndier i pikëlluar sa herë që tashmë kryeministri Ramush Haradinaj, ishte përballur me drejtësinë ndërkombëtare, nën akuzën për krime lufte. Disa herë kishte pasur lot pikëllimi e disa të tjera gëzimi, shkruan Insajderi.

Kur Ramush Haradinaj, në mars të vitit të kaluar, ishte liruar nga Franca, pas ndalimit katër mujor në këtë shtet, Hilmi Haradinaj nuk kishte mundur t’i ndal lotët prej gëzimit.

“Nuk po muj shumë me folë, se edhe jom lodhë. U bë shumë mirë që u liru. Ramushi (Haradinaj) nuk është vetëm i joni – ai është i krejt Kosovës, ndoshta edhe i shqiptarisë”, thoshte Hilmi Haradinaj.

Loading...