Këta janë dy policët që ranë me veturë në Lepenc (Foto)

Pas aksidentit të ndodhur mbrëmë, kur vetura me dy policë ra në lumin Lepenc, sipas raportimeve të mediave lokale në Kaçanik, është zbuluar se kush janë dy policët e zhdukur pas rënies në lum.

Policët e aksidentuar, të cilët ende nuk janë gjetur, janë Malsor Dashi (26 vjec) dhe Armend Trena (23 vjec) të dy nga komuna e Kacanikut.

Kërkimet e ekipeve të shpëtimit, për dy policët e aksidentuar në lumin Lepenc, janë ndërprerë rreth orës 3 për shkak të kushteve jo të favorshme, për të vazhduar sot në mëngjes. /Telegrafi/

Loading...