Këta janë tre të rinjtë që vdiqën nga aksidenti i tmerrshëm në Kaçanik

Policia ka thënë se sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Opel Astra, me targa lokale (F.B m/sh/k), “duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjetin, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur në disa grumbuj dheu dhe gurësh skaj rruge dhe duke u rrokullisur me automjetin, me ç’rast vozitësi dhe tre pasagjerët, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda e si pasojë, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse tre pasagjerët janë dërguar në QKUK Prishtinë dhe pas një kohe jemi informuar se dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri i tretë është në mjekim intensiv”, thotë policia.
Trupat e pajetë të viktimave, me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion. Me rastin janë duke u marrë hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me prokurorin e Shtetit.

Loading...