Kosova synon të ketë paraqitje të mirë në Ligën e Kombeve, ndërsa njëri nga futbollistët prej të cilëve pritet shumë është edhe Atdhe Nuhiu.

 

Është interesant fakti se sulmuesi ynë është më i gjatë se të gjithë portierët e katër ekipeve kombëtare ne Grupin D si dhe futbollisti i dytë më i gjatë në tërë Grupin 3.

 

Më i gjatë se ai është vetëm mbrojtësi i Ishujve Faro, Sonni Ragnar Nattestad  (1,97m).

 

Kosova ka po ashtu edhe ekipin më të ri.

 

 

Mosha mesatare e Kosovës është 23,8, ndërsa ekipi më i moshuar në grup është Malta – 29,4 mosha mesatare.

Loading...