Këto janë 5 arsyet kryesore pse duhet të kryeni marrëdhënie seksuale para martesës

Shumë të rinj ndihen në presion që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale përpara martesës.
Kjo justifikohet me nocionin e të qenit “e pastër”. Me të drejtë themi se të gjithë duhet të presin moshën madhore, kur janë të pjekur fizikisht dhe mendërisht dhe të ndihen mirë me partnerin që kanë për të kryer marrëdhënie. Por ja 5 arsye pse duhet të kryeni marrëdhënie seksuale përpara martesës:

Kimia seksuale
Jessica Ciencin Henriquez, e cila mbajti “pastërtinë” deri natën e martesës, thotë për Salon:
“Trupat tanë donin gjëra të ndryshme nga njëri-tjetri, kështu që ajo ku përfunduam ishte një betejë e vazhdimtë. Unë dëgjoja shoqet e mia të martuara të flisnin të gëzuara për marrëdhëniet e tyre, ndërkohë që vuaja në heshtje për timen. Nuk kishim kimi me njëri-tjetrin dhe kjo thelloi dhe mangësitë e tjera që kishim. 6 muaj pas martese dhe ideja e divorcit më dukej më tërheqëse se çdo gjë tjetër.”
Epo për të zbuluar nëse keni kimi me njëri-tjetrin, ka vetëm një mënyrë: të kryeni marrëdhënie!

Identiteti seksual

Njohim shumë çifte ku njëri nga partnerët ishte në gjendje të mbulonte bindjen e vërtetë seksuale, sepse ai ose ajo thjesht nuk kishte marrëdhënie seksuale me askënd. Mos kryerja e marrëdhënieve me seksin e kundërt mund të nënkuptojë dhe që keni dëshira për seksin e njëjtë të cilat nuk i pranoni. Nuk keni si ta zbuloni, nëse nuk e provoni.

Thjesht marrëdhënia seksuale është arsye e mjaftueshme.

Jo të gjithë janë të shkëlqyeshëm në shtrat dhe shumica e njerëzve nuk fillojnë fare mirë. Seksi i mirë ka të bëjë me dëgjimin e partnerit tuaj dhe të jeni në gjendje të reagoni në përputhje me rrethanat. Por si mund ta dini nëse dikush është një dëgjues i mirë apo reagues nëse nuk e provoni më parë?

Madhësia

Nuk jemi duke thënë se madhësia do të ishte vendimtare, por a nuk keni të drejtë të dini se si është? Patjetër që keni.

Problemet seksuale

Problemet seksuale si ejakulimi i parakohshëm, paaftësia për të patur një ereksion apo edhe një alergji ndaj spermës së partnerit tuaj janë të gjitha të mundshme, a nuk do të ishte më mirë të merreni me këto cështje përpara martesës? Duhet të dini se çfarë ju pret më vonë, sipas blitz.al. Le ta pranojmë fakti që marrëdhëniet seksuale luajnë një rol të madh në martesë. Ashtu si diskutoni për fenë, fëmijët, ku do jetoni së bashku, duhet të flisni dhe për këtë çështje. Nuk është nga ato gjëra që i lihet fatit në dorë.

Loading...