Këto janë dy vëllezërit që qëlluan me armë ndaj mjekut në spitalin e Shkupit

Abdul K. N. (1979) dhe Imer N. (1981) nga Shkupi dje u arrestuan pas të shtënave në Qendrën Klinike në Shkup, në të cilën një mjek përfundoi me një plagë me armë zjarri.

Ata u sollën sot në mëngjes para Gjykatësit pasi Ministria e Brendshme ka ngritur padi penale.

Tridhjetë e katër vjeçari Imer N. ka marr padi për shkak, tentim vrasjeje dhe për shkak të tregtimit të paligjshëm dhe posedimit të armës, ndërsa vëllai i tij Abdul K.N. (36) për kryerje të përbashkët në tentim vrasje, dhunë, dhe sulm ndaj personit zyrtarë.

Pasi u dërguan në stacionin e policisë të dy e pranuan plotësisht aktin. Personi i dytë Abdul ishte i njohur për policinë, kundër tij ka akuza penale për kryerjen e dy veprave, vjedhje të rëndë.

Gjykatës Penale në Shkup u ka shqituar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, që dje kanë qëlluar drejt kirurgut Lubomir Ognenoviq, në Qendrën Klinike në Shkup.

271

343

Loading...