Federata Italiane e Futbollit mësohet se ka nisur menjëherë nga puna për tw bindur Carlo Ancelottin që të marrë drejtimin e Italisë pas shkarkimit të Gian Piero Venturës. Mirëpo arritja e një marrëveshjeje më një trajner të madh, që kërkohet nga shumë klube europiane, por jo vetëm, nuk do të jetë e lehtë.

Ancelotti, para se ta pranojë ofertën, dëshiron t’i plotësohen disa kushte, të domosdoshme, sipas tij, për ta ringritur përfaqësuesen e “të kaltërve”. 58-vjecari kërkon liri të plotë në vendimmarrje, si dhe të ketë stafin e tij (ndoshta Paolo Maldinin si ndihmës ose si manaxher i kombëtares), pa harruar edhe shmangien e keqkuptimeve, duke vënë pikat mbi “I” që në fillim. Ish-trajnerit të Milanit dhe Juventusit në Serinë A nuk i pëlqejnë disa persona që kanë qenë shumë të fuqishëm në periudhën e fundit të futbollit italian. Kushtet e tij do të jenë “të forta”, duke nisur që nga paga që do të përfitojë.

Ancelotti është një trajner që në Europë ka fituar gjithcka, e njëh shumë mirë futbollin e Kontinentit në cdo sektor të tijin, ka simpatinë e tifozëve dhe të lojtarëve, por për ta bindur, duhet t’i plotësosh disa kërkesa shumë të rëndësishme. Vetëm me emërimin e tij trajner të Italisë, Federata Italiane e Futbollit mund të rigjejë qetësinë, pas kritikave të pafundme që erdhën për shkak të mospjesëmarrjes në “Rusi 2018”.

Loading...