Kuriozitete

Këto janë tri lëvizjet më seksi të vallëzimit (VIDEO)

maxresdefault_1500289896-6072631

Nëse dëshironi të jeni valltare e mirë, atëherë mos u brengosni – shkenca do t’ju shpëtojë!
Hulumtuesit e Universitetit Northumbria kanë theksuar tre komponentët të cilët bëjnë që kërcimi të jetë joshës për tjerët. Këta komponentë janë:

– Rrotullimi i ijëve

– Lëvizja e këmbëve në mënyrë asimetrike

– Lëvizja modeste e duarve

Mund t’ju duket paksa specifike, por në të vërtetë është specifike, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë incizuar lëvizjet e vallëzimit të 39 grave, asnjë nga to nuk ishte profesioniste, dhe kishin dëgjuar një këngë të Robbie Williams.

Ato pastaj ishin shndërruar në avatarë digjitalë 3D, me qëllim që të largohen mundësitë e paragjykimeve që ndërlidhen me joshjen fizike.screenshot-24-1_1500289796-7541258Këta avatarë pastaj ishin vlerësuar nga 300 njerëz – të cilët kishin ardhur në përfundim se çfarë duhet e çfarë nuk duhet të bëni gjatë kërcimit.

Hulumtuesit thonë se lëvizja e gjerë e ijëve mund të jetë gjë tërheqëse seksualisht sepse është shenjë e pjellorisë, ndërsa lëvizja modeste e gjymtyrëve është indikator i kontrollit të mirë motorik.

Për t’i bërë gjërat më të qarta – më poshtë e keni videon e avatarit që konsiderohet “vallëzues i mirë”:

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top