Kreatorët e modës dhe shkenca me forca të bashkuara kanë krijuar produktin gjenial.

Gazrat në stomak janë dukuri plotësisht natyrale, mirëpo nuk është edhe aq e këndshme kur aroma e keqe kundërmon, përhapet përreth jush dhe ju skuqeni nga turpi, transmeton Telegrafi.

Këto pantallona janë bërë me penj të fshehur të cilët pengojnë që aroma e keqe të arrijë deri te hundët e njerëzve të cilët gjenden në afërsi kur lëshoni gazra.

Kompania Shreddies, pos pantallonave, shet edhe rroba intime dhe pizhame për femra dhe meshkuj të cilat pengojnë përhapjen e aromave të pakëndshme me mbrojtje 24-orësh.

Pantallonat shiten me çmim prej 100 funtesh britanike.

Me rroba të këtilla nuk do të keni problem me kundërmimin nga gazrat.

Pos kësaj, për të penguar përhapjen e kundërmimit gjatë uljes ekzistojnë jastëkë të vegjël të posaçëm për ulje, të cilët do t’ju ndihmojnë. Meqë jastëkët mund të barten, mund të jeni të mbrojtur kudo që shkoni.

Sado që të jenë diskretë për përdorim këta jastëkë, megjithatë ju këshillojmë që më mirë është që t’i përdorni rrobat e brendshme dhe pantallonat, sepse janë më të sigurta.

Loading...