LifeStyle

Këto ushqime luftojnë helmimin në trupin tuaj

ushqime

Ekzistojnë ushqime të shumta të cilat kanë një ndikim të theksuar në shëndetin e organizmit tonë. Nëse dëshironi ta pastroni gjakun dhe në një mënyrë ta ripërtërini trupin tuaj, duhet që në dietën tuaj të përditshme të përfshini ushqimet që kemi renditur më poshtë.

Karrota

Karrotat janë të pasura me vitamina (A, B6, C dhe K), kalium dhe glutation, proteinë për pastrimin e mëlçisë, shkruan albeu. Për efekt më të mirë gjatë detoksifikimit, duhet të konsumohen të freskët sepse gjatë gatimit shkatërrohet glutationi.

Panxhari

Për shkak të antioksidantëve dhe materieve të tjera të dobishme, panxhari është një armë e mirë për mbrojtjen e organizmit nga radikalet e lira dhe për stimulimin e mëlçisë në eliminim më të madh të toksinave nga gjaku.

Hudhra

Hudhra është burim i pasur i sulfurit, mineral esencial, i cili ndihmon organizmin në eliminimin e toksinave. Ajo e stimulon mëlçinë të prodhojë enzimë për detoksifikim, çka largon toksinat nga gjaku.

Majdanozi

Majdanozi ndikon si diuretik, i cili i ndihmon veshkave për ta bërë punën e tyre dhe për të eliminiuar toksinat e tepërta nëpërmjet urinës.

Molla

Vitaminat, mineralet dhe fibrat janë vetëm disa nga “gjërat” që i përmban molla. Disa komponentë e stimulojnë prodhimin e lëngut biliar dhe ndihmojnë mëlçinë në eliminimin e toksinave.

To Top