VIDEO/FUN

Ketri në rolin e kaskaderit, gjat ikjes nga shqiponja!

Në një park në New Yersey të Shteteve të bashkuara, është xhiruar momenti kur ketri i ka iku shqiponjës.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni zogun që kërkon diçka nëpër degët e pemës dhe ul kokën poshtë.

Nga aty del kafsha e vogël që bën një kërcim të shpejtë dhe ikën nga kthetrat e grabitqarit.

 Ky filmim është komentuar si mashtrim, meqenëse në betejën mes shqiponjës dhe ketrit ka vetëm një fitues, e ku kafsha me bisht të gjatë është humbësi.

Por, ky rast e ka treguar të kundërtën, meqenëse gjithçka është e vërtetë dhe pa ndërhyrje kompjuterike

To Top