KF Cernilishta nga Prilepi kampion i Ligës komunale (Foto)

Një klub shqiptar nga komuna e Prilepit është shpallur kampion i Ligës komunale dhe nga sezoni i ardhshëm do të garoj në Ligën e tretë-Qendër.

Bëhet fjalë për KF Cernilishta, e cila në ndeshjen finale të play-off shënoi fitore me rezultat 4-2 kundër FK Kadica.

Golat për skuadrën kampione i kanë shënuar: Mustafa Selami (2) dhe Kemal Besimi (1) dhe Erxhan Ibrahimi (1).

Fitorja është arritur me shumë mund, pasi të gjithë futbollistët e Cernilishtës kanë qenë duke agjëruar.

Pas përfundimit të ndeshjes ka shpërthyer festa në mesin e lojtarëve, stafit teknik dhe tifozëve të skuadrës. Ata kanë festuar me muzikë.

“Ishte një ditë e madhe për shqiptarët e fshatit Cernilishtë dhe për klubin tonë, pasi kemi realizuar një dëshirë të madhe tonën, duke u inkuadruar në ligën e tretë – Qendër. Gjatë tërë sezonit kemi dominuar në ligën komunale të Prilepit dhe me plotë meritë fituan titullin kampion. Finalja e play-off-it ishte një derbi i vërtetë. Lojtarët tanë edhe pse ishin duke agjëruar dhanë maksimumin dhe ia arritën qëllimit. Pas ndeshjes festuam me muzikë, sepse ky është një sukses i madh për të gjithë ne”, tha Shaban Miftari, nënkryetar i KF Cernilishta.

Kujtojmë se, KF Cernilishta në kampionat kishte zënë vendin e parë me 55 pikë në 27 ndeshje. Ka arritur 18 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje me goldallim 83-35.

Prilepi është regjioni që ka më shumë skuadra garuese, 26 ekipe janë të ndara në dy grupe./lajm

 

Loading...