Klubi i futbollit Fortuna nga Hasanbegu ka shënuar fitore të sigurt përballë Volkovo-s me rezultat 6-1, në një ndeshje të cilën e ka dominuar tërësisht.

Takimi i zhvilluar të dielën (sot) i ka takuar javës së 9-të në Ligën e tretë-grupi Veri.

Pas vërshimeve që iu ndodhën para disa vitesh dhe pas sakrificës së madhe (pa terren futbolli), KF Fortuna kthehet në krye të renditjes, duke mos njohur humbjen në vatër të vet.

Skuadra nga Hasanbegu ka arritur edhe fitoren e gjashtë në kampionat, duke marrë kryesimin me 18 pikë, sa ka edhe Kadino në vendin e dytë.

I gjithë ky sukses, qw u takon futbollistëve, është edhe si rezultat i strategjisë, përvojës dhe frymës së re që ka sjell në skuadër trajneri i palodhur, Azem Buci, i cili dëshiron ta kthej ekipin aty ku e ka vendin. Poashtu meritat u takojnë edhe kryesisë për punën dhe përkushtimin e tyre ndaj klubit që ta shohin sa më mirë.

Fortunën në javën e ardhshme e pret derbi me SSK Nova në Dracevë.

Loading...