Pas lajmit të hidhur për vdekjen e legjendës së futbollit të Kosovës dhe më gjerë Fadil Vokrrit, kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, KF Renova shprehë ngushëllimet e thella për familjen e të ndjerit, FFK-në dhe gjithë popullin e Kosovës.
“Kosova humbi njërin ndër figurat më të shquara të saj, jo vetëm në sport por në të gjitha sferat e jetës, një ambasador, një njeri që me veprimtarinë e tij jetësore e bëri gjithë botën të fliste për Kosovën. Fadil Vokrri ishte një ikonë e futbollit shqiptar, ishte edhe miku i klubit tonë, ndaj me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë, morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të tij.
Ngushëllime familjes, miqëve dhe tifozëve. U prehsh në paqe Legjendë e futbollit shqiptar”.
NJERËZIT E MËDHENJË NE SI KOMB GJITHMONË NA IKIN PARA KOHE
Tetovë, më 10 qershor 2018 KF RENOVA