Gjithçka sipas parashikimit: Dje para eventit të madh UFC-229, që zhvillohet më 7 tetor (e diel, ora 04:00)  në Las Vegas, janë kryer peshimet zyrtare të sportistëve. Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor kanë qenë brenda limitit të lejuar për peshën e lehtë dhe tashmë fjalën e fundit e ka kafazi.

I pari që u ngjit në peshore ishte kampioni rus e pas tij sfidanti irlandez. Të dy sportistët kishin thuajse të njëjtën peshë, nuk patën asnjë kontakt mes tyre gjatë kohës së peshimit. Dueli mes tyre është i vlefshëm për peshën e lehtë.

Loading...