Kida po sjell së shpejti këngën e re.

Artistja e ‘On Records’ po përkujdeset që edhe këtë herë të vijë e veçantë në videon për këngën e saj ‘Kokaina’.

Kida ka shkuar në Turqi për të realizuar skena të videoklipit, ndërsa edhe këtë herë ka marrë pas vetes gjithë ekipin e saj të bashkëpunëtorëve të zakonshëm, shkruan Gazeta Express.

Shoqet e saj po përkujdesen për dukjen, si grimin, flokët e veshjen.

Ndërsa me një fotografi që Kida ka publikuar, ajo mahnit me fustanin lejla, i cili ka një bisht që shtrihet në hotelin elegant.

Kida pak kohë më parë ka zbuluar pak nga kënga e saj e re që fansat mezi po presin ta dëgjojnë të plotë./Gazeta Express/

 

Loading...