Kim Kardashian shfaqet provokuese në një fustan tërësisht transparent

Super ylli Kim Kardashian vazhdon të jetë një ndër personazhet më të diskutuar në media.

Ajo rrëmben gjithnjë vëmendje me paraqitjet e saj, në shumicën prej të cilave shfaqet provokuese dhe atraktive.

Foto: Getty Images

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Kim shfaqet mjaft atraktive teksa vë në pah format e trupit.

E veshur me një fustan lëkure transparent, Kim dukej tejet provokuese, teksa vinte në pah gjoksin dhe këmbët atraktive.

Me pamjen e saj prej brune, Kardashian dukej mjaft tërheqëse ,ndërsa në vetëm pak muaj pas lindjes, ka arritur të rikthejë format trupore.

Pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit e saj të shumtë nuk kanë munguar.

Ndërkohë, javë më parë Kim ndau me fansat në Instagram edhe disa fotografi në të cilat shfaqej tërësisht nudo, për të reklamuar produktet kozmetike të markës së saj. /Telegrafi/

Loading...