Analisti dhe shkrimtari shqiptar, Kim Mehmeti, e vlerëson si çmenduri vendimin e kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski, për të shpall zgjedhjet më 5 qershor. Ai kërkon nga opozita shqiptare që të distancohet nga “çmendurakët” e VMRO-së dhe degës së tyre, BDI-së, raporton “Lajm”.

“Çmenduria vazhdon: Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë i ka shpallur zgjedhjet parlamentare për 5 qershor! Kështu e ka kjo botë, ku çdonjëri e bënë atë që i takon dhe që dinë: budallenjtë jetojnë ngutshëm duke bërë budallallëqe, e të mençurit nguten kujdesshëm, duke i peshuar rreziqet që i sjellë çdo veprim i tyre! Por sido që të jetë, partitë opozitare shqiptare në Maqedoni duhet të distancohen nga kjo çmenduri politike që ka kapluar Maqedoninë dhe duhet t’i lënë të vetëm ‘çmendurakët’ që besojnë se politika është mbulesë për kriminelët dhe të pafytyrët: VMRO-DPMNE –në dhe degën e saj shqiptare – BDI-në!”, shkruan Mehmeti.

Loading...