Shkrimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti e ka kapur një shqetësim. Ka komentuar vizitën e ministres shqiptare të Mbrojtjes në Izrael, e po thotë se tani Shërbimi Sekrat Izraelit do t’i përcjellë shqiptarët.
Mehmeti ka një teori konspirative rreth vizitës që ministja e Mbrojtjes e ka bërë në Izrael. Mediat kanë raportuar se ajo ka shkuar në Izrael për bisedime rreth hapjes së Zyrës Izraelite të Antiterrorizmit në Tiranë e sipas Mehmetit, i bie që shërbimi sekret izraelit ‘do të vëzhgojë shqiprtarët.

Ky është shkrimi i plotë i Mehmetit:

“Mediat thonë se efekti direkt i vizitës zyrtare të ministres shqiptare të Mbrojtjes në Izrael është hapja e Zyrës Izraelite të Antiterrorizmit në Tiranë, të cilën do ta drejtojë i famshmi ‘Mossad’?! Pra, tani e tutje, jo fshehurazi, po hapur, pritet që shërbimi sekret i Izraelit ‘Mossad’ të vëzhgojë edhe aktivitetin e neve shqiptarëve, apo ta mbrojë Izraelin edhe duke i mbikëqyrur dhe luftuar edhe ‘terroristët’ shqiptarë! Dhe për çudi, debatuesit e devotshëm në Tiranë e Prishtinë fare nuk u morën me këtë problem, mbase pse e tëra u duket vetëm si edhe një ‘vlerë’ Perëndimore me të cilat pasurohet shqiptaria! Apo ndoshta janë pajtuar me mundësinë që në betejat globale ndërfetare, Shqipëria të drejtohet nga shërbimet e huaja sekrete!?”

Loading...