Analisti nga Maqedonia Kim Mehmeti ka qenë i ftuar në Top Channel për tu intervistuar. Në këtë intervistë ai ka folur lidhur me ngjarjet në Maqedoni të tjera.

Në vazhdim mund të lexoni një pjesë nga intervista dhe më poshtë mund të ndiqni videon e plotë.

“U bënë të bezdisshme shpjegimet mediatike pse dhe si dështoi Referendumi në Maqedoni, e bashkë me të edh BE-ja! Ku ta dish, mbase duhet thënë shkurt e shqip: bar sa u përket shqiptarëve të Maqedonisë, ata nga pak ndjehen edhe të zhgënjyer nga dystandardëshi i BE-së, e cila për vete ndërton shtete ligjore e demokrate, e për ne beson se meritojmë vende ‘hajdutokrate’! Dhe duke qenë e tillë, njësoj si atëherë, kur paqen e ndërtonte me ‘Kasapin e Ballkanit’ dhe me nxitësin e luftërave – me Millosheviqin – edhe sot, ndërton shtete demokratike me ata që i nënshtrohen vetëm parasë dhe ligjit të më të fortit! Mbase andaj edhe nuk e vëren se shqiptarët e sotëm të Maqedonisë, nuk i besojnë kryetarit të BDI-së dhe pushtetarëve të tij, as kur thonë se ‘xhuma-namazi’ falet ditën e premte! Dhe ku ta dish, mbase ka ardhur koha kur Evropa duhet të përgjigjet si do ia bëjë me ‘hajdutokratët’ tanë, me të cilët ajo ruante stabilitetin rajonal, e ata i mbushnin xhepat dhe rrënonin shtetet që drejtonin! Kështu që erdhëm këtu ku jemi sot: që “Shqipëritë” tona, të ngjajnë në shtete të përkohshëm, ku jetojnë ata që s’kanë ku të ikin!” , – shkruan shkrimtari Kim Mehmeti./InfoShqip.com

Video:

Loading...