Kim tallet me Trump – Sulmon SHBA-të me bombë bërthamore (VIDEO)

Pamje ku përfundohen me djegien e një familuri amerikan, janë ato të cilat Koreja Veriore prezantoi në një shfaqje muzikore të së dielës.

Por, kjo nuk është e gjitha, pasi me rastin e shënimit të ditëlindjes së 105-të themeluesit të saj Kim II Sung, Koreja e Veriut u paraqit me një video tallëse ku shihej se po sulmonte SHBA-të me raketa bërthamore, shkruan Daily Mail, përcjellë Klan Kosova.

Një veprim i tillë ku u pa të ketë qenë pjesë e tij edhe Presidenti Kim Jong Un, nxiti duartrokitje dhe buzëqeshje nga audienca.

Për më shumë ja momenti tallës ku ndodh hedhja e raketave në qiell duke dëpërtuar mbi Paqësor e më pas të përfundojnë në Shtetet e Bashkuara të Donald Trump, përcjellë Klan Kosova.

Loading...