Presidenti kinez, Xi Jinping ka premtuar 60 miliardë dollarë investime dhe financime për vendet afrikane.

”Vendet e pazhvilluara afrikane do të përjashtohen nga borxhet që i detyrohen Kinës’’, theksoi presidenti Xi në hapjen e Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (FOCAC) në Pekin.

Xi njoftoi një sërë projektesh dhe partneritetesh në fusha të tilla si tregtia, infrastruktura, kujdesi shëndetësor dhe siguria, në forumin ku morën pjesë dhjetëra udhëheqës afrikanë

Loading...