Kina po përgatitet për të zhvilluar një luftë tregtare me SHBA-në sipas disa prej organizatave kryesore lotuese në SHBA.

Pak kohë pas marrëveshjes 250 miliardë dollarëshe gjatë vizitës së Presidentit Trump në Pekin, Trump po shton edhe më shumë presionin tregtar ndaj Kinës.

Qeveria e SHBA ka ndërmarrë masa të forta kryesisht ndaj kompanive të telekomunikacionit.

Pas këtyre masave kundrejt Pekinit, ka reaguar edhe kryetari i Dhomës Amerikane Të Tregtisë, i cili u shpreh se askush nuk do një luftë tregtare, por beson se Pekini do kundërpërgjigjet kundrejt masave.

Besohet se Kina do të godasë SHBA në sektorë si bujqësia apo linjat ajrore.

Loading...