Kjo bionde mund të jetë e preferuara e re e Putinit (FOTO)

Vladimir Putin thuhet se e ka një të preferuar të re, një bionde simpatike me emrin Victoria Lopyreva.

Miss Russia 2003 ka fituar punën zi ambasadore zyrtare e Kupës së Botës FIFA që do të mbahet këtë verë në Rusi.

Lopyreva udhëton me aeroplan privat në kryeqytetet e Europës. Në Paris, ajo publikoi një foto në Instagram në një suitë në Four Seasons Hotel George V me çantë Hermès Birkin.

Burimet nga Moska thonë se ajo nuk do të kishte marrë këtë pozitë pa lejen e Putinit derisa prezantuesja televizive nuk e ka mohuar mbështetjen për Putinin.

Lopyreva u kërkoi 1.8 milionë ndjekësve të saj në Instagram që të votojnë për Putin në zgjedhjet e muajit të kaluar.

Putin ka dy vajza të rritura nga martesa e parë me Lyudmila, derisa dyshohet se ka tre fëmijë të tjerë me ish-gjimnasten olimpike Alina Kabaeva.

2-244-5

Loading...