Kjo do të jetë ambasada amerikane në Jerusalem, Departamenti i Shtetit: Krenar për këtë

Siç mund të shihet dhe në foto, kjo do të jetë godina e ambasadës amerikane në Jerusalem, e cila e zhvendosur me një dekret të Presidentit Trump nga Tel Avivi në qytetin e shenjtë të tre besimeve, shkaktoi një tërmet në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Gjithçka është bërë gati për të martën, më 14 maj, kur dhe do të jetë inagurimi, i cili përkon me 70-vjetorin e themelimit të shtetit izraelit. E gjitha kjo ndodh në një kohë tensioni, jo vetëm mes izralitëve dhe palestinzëve por dhe më gjerë në rajon.

“Si Departament i Shtetit të jemi krenar për faktin se me 14 maj do të hapet ambasada jonë në Jerusalem”, u tha në një deklaratë nga Uashingtoni.

Ky proces do të kryesohet nga ambasadori amerikan në Izrael, David M. Friedman, me një delegacion që do të kryesohet nga zëvendëssekretari I Shtetit, John Sullivan, ministri i Thesarit Steven Mnuchin dhe këshilltarët Jared Kushner me Ivanka Trump.

Ndërsa nga ana tjetër, krerët politikë palestinezë u kanë bërë thirrje të gjithë diplomatëve të huaj në Izrael që ta bojkotojnë ceremoninë.

Loading...