Pas ndeshjes miqësore kundër Renovës në Kërçovë, ekipi i Vëllazerimit, të dielën, ka zhvilluar miqësore te re me Shkupin në Çair, ku ka humbur me rezultat 4-1.

Në pjesën e parë kërcovarët ishin kundërshtar i barabartë i Shkupit.

Pas avantazhit të vendasve, Murat Adili ia doli të barazojë në 1-1.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë trajneri i Vëllazërimit, Bujar Islami, bëri ndryshme në formacion duke u dhënë mundësi edhe lojtarëve në pankinë.
Në pjesën e dytë, vendasit shënojnë tre gola, duke mbyllur takmin në favor të tyre me rezultat 4-1.

“Nga këto dy ndeshje miqësore u munduam të përmirësojmë gabimet e shfaqura në kampionat. Rezultati nuk ka qenë në planë të parë. Gjatë këtyre dy takimeve provuam skema nga më të ndryshmet, pastaj i dhamë mundësi të gjithë futbollistëve të tregojnë vlerat e tyre, që si staf teknik të kemi një pasqyrë sa më të mirë për sfidën me Teteksin. Më brengosin lëndimet e kapitenit, Kushtrim Ballazhi (u lëndua në shpatullë në Dibër) dhe Mërgim Danit, por shpresoj se ky i fundit shpejtë të rikthehet në ekip, pasi lëndimi nuk është serioz, kurse Ballazhit i uroj rehabilitim të shpejtë”, deklaroi trajneri Bujar Islami për faqen zyrtare të klubit.

Loading...