Kjo është gruaja që u vra mbrëmë nga burri në Gjakovë (Foto)

40-vjeçarja nga Tropoja, Valbonë Marku Nrecaj, është gruaja që u vra mbrëmë nga ish-burri i saj, Pjetër Nrecaj. Viktima dhe i dyshuari kishin muaj që ishin ndarë, ndërsa kishin pesë fëmijë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Brekoc të Komunës së Gjakovës, shkruan Gazeta Express.
Mbrëmja e 7 korrikut ishte e kobshme për familjen Marku të Gjakovës. Atë natë atyre iu vra e bija Valbona, dhe vajza e saj 9 vjeçare nga ish-burri i saj, Pjetër Nrecaj.
Valbona ishte me prejardhje nga rrethi i Tropojës ndërsa kishte ardhur të jetonte në Gjakovë pas luftës. Ndonëse ishte e martuar me Pjetrin dhe kishin gjashtë fëmijë së bashku, dhuna që kishte ushtruar Nrecaj ndaj saj kishte bërë që ajo të shkonte të jetonte te shtëpia e familjes së saj.
Viktima dhe i dyshuari për vrasjen në Gjakovë
Në korridorin e po kësaj shtëpie, kryefamiljari Pjetër Nrecaj dyshohet se me kallashnikov ka vrarë gruan dhe vajzën e tij për arsye ende të panjohura.
Valbonës kishte kohë që i vinin kërcënime nga ish-burri. Madje, për këtë rast ishte njoftuar edhe Policia dhe kishte hapur rast, por nuk kishin arritur të parandalojnë vrasjen. /Gazeta Express

Loading...